Honda, kompania e parë që do të shesë vetura online

93

Raportohet se kompania Honda Motor do të shesë vetura online në Japoni dhe kjo metodë e shitjes do të jetë e para në këtë vend. Sipas transmetuesit publik NHK, bazuar në burimet e kompanisë, Honda do të nisë një aplikacion të ri shitjesh brenda Japonisë. Kompania japoneze mori parasysh kërkesat e klientëve për të shmangur komunikimin ballë për ballë për shkak të koronavirusit.

Në këtë kontekst, Honda do të hapë një faqe në internet në fillim të muajit të ardhshëm ku përfshin të gjitha procedurat e shitjes, përfshirë llogaritjet, kontratat dhe kontrollet e kreditit. Faqja do të shfaqë modelet më të mira me vëllim të lartë shitjesh dhe zona e mbulimit të shitjeve do të zgjerohet nga qendrat e qyteteve në periferi. Dorëzimet e veturave do të bëhen në vendin e autorizuar të shitjeve. Përmes aplikacionit të ri, kompania japoneze gjithashtu planifikon të zvogëlojë humbjen e klientëve për shkak të pandemisë.