Prodhuesi i njohur japonez i veturave, Honda, i ka dhënë vetes afat prej gjashtë vjetësh për të elektrizuar plotësisht ofertat e modeleve të saja në Evropë. Në 2017-ën, Honda lëshoi një plan që deri në vitin 2025, dy të tretat e veturave të shitura në tregun evropian duhet të pajisen me motorë elektrikë.
Këtë vit në Gjenevë, plani u rishikua, kështu që zyrtarët japonezë thanë se objektivi i ri ishte të shiste vetëm Honda të elektrizuar nga viti 2025 në Evropë. Një nga modelet më të rëndësishme në strategjinë e elektrizimit të Hondës është prototipi i paraqitur në panairin e veturave në Gjenevë, “Honda E”. Kjo veturë urbane, e pastër elektrike, e projektuar në dizajn retro, arrin në dyqanet e shitjeve në gjysmën e dytë të vitit. Pritet të kalojë mbi 200 kilometra me vetëm një mbushje të baterisë, e cila deri në 80 % mund të mbushet për rreth 30 minuta.
Nga ana tjetër, Honda ka nisur me sukses hibridizimin e modeleve ekzistuese në Evropë duke futur një version të ri të modelit SUV të modelit hibrid CR-V, i cili është vetëm një hyrje për hibridet e reja të prodhuesit japonez që do të pasojnë në të ardhmen.