Të ishe homoseksual në Shqipërinë e periudhës diktatoriale, ishte krim, dhe sipas kodit penal dënohej me burgim deri në 10 vite. Sipas të dhënave të Ambasadës Pink në Tiranë, janë me qindra persona të dënuar me burg vetëm prej prirjeve të tyre seksuale.
Për këtë arsye, një grup organizatash që mbrojnë të drejtat e njeriut, i kanë kërkuar Presidentit të Republikës që tu falë dënimin këtyre personave dhe ata të dëmshpërblehen për vitet e burgut që kanë bërë.
Kjo kërkesë e Ambasadës Pink në Tiranë, vjen me rastin e 17 Majit, që njihet si dita ndërkombëtare kundër homofobisë.