Leicester ka luajtur sot ndeshjen e parë në King Power Stadium që pas tragjedisë së 27 tetorit, ku pronari i Dhelprave u nda nga jeta, së bashku me 4 persona të tjerë. Gjithçka ka ndryshuar në Leicester. Vdekja e Vichai Srivaddhanaprabha ka lënë një boshllëk të madh në qytetin që vetëm para 2 vitesh festonte titullin më të pamundur në histori dhe sot u kthye të shite skuadrën e vet, për herë të parë pa pronarin e paharrueshëm në tribunë.
In loving memory of Vichai Srivaddhanaprabha. pic.twitter.com/kFui3vSo3r
— Leicester City (@LCFC) November 10, 2018
Një ylber doli mbi King Power pak orë para ndeshjes, që u luajt nën një shi të lehtë e të pandalshëm, sikur edhe moti vajtonte në këtë ditë të hidhur. Mijëra tifozë u bashkuan që në drekë, për të marshuar drejt stadiumit, në “Rrugëtimin për Vichain”, i pagëzuar edhe si “Rrugëtimi 5000:1”, për kuotën e famshme që Leicester dilte kampion para dy vitesh, ndërsa në sheshin e qytetit një parullë shkruante: “Për ty, Zoti President, Leicester të do më shumë se sa do ta dish ndonjëherë”.