Skena skandaloze në një ndeshje të kampionatit të Sudanit në Afrikë, sepse tifozët e klubit më të madh të Sudanit, Al-Hilal Omdurman (26 herë kampion i vendit) shpalosën një banderolë ku shkruhej fjala Holokaust, si dhe vizatohej një portret ku pasqyrohej udhëheqësi nazist Adolf Hitler. Tashmë FARE (Futbolli kundër racizmit në Europë), organizata që bashkëpunon me FIFA-n dhe UEFA-n për të luftuar racizmin, ka hapur një hetim për këtë çështje, që sipas Fare Netëork është “një akt i pështirë, pa precedent në Afrikën Veriore”.
Banderola mendohet se është shpalosur nga grupimi “Luanët e Bardhë”.