Të paktën 4 fëmijë kanë humbur jetën pasi një tren u përplas me një biçikletë elektrike.
Fëmijët po merreshin nga shkolla me biçikletën elektrike kur ndodhi aksidenti në një kalim hekurudhor në qytetin jugor holandez të Oss.
Një fëmijë i pestë dhe një grua u lënduan rëndë nga aksidenti. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë.
Fëmijët që vdiqën ishin të shkollës fillore, që në Holandë mund të fillojnë që në moshën 4 vjeçare.
Policia raporton se aksidenti ndodhi në një kalim hekurudhor afër stacionit, i cili ka dritat paralajmëruese dhe barrierat e kuqe e të bardha për t’i mbajtur këmbësorët larg shinave kur kalojnë trenat.
Biçikleta elektrike i përkiste një qendre të kujdesit ditor të fëmijëve dhe po merrte fëmijët nga shkolla.
Megjithëse kalimi ka barriera mbrojtëse, raporte të pakonfirmuara thonë se biçikleta elektrike që mbante 5 fëmijët kishte kaluar barrierën në një rrugë biçikletash para se të përplasej nga treni.
Dëshmitarët raportuan se 15 makina kishin ndaluar para barrierës që të kalonte treni, por biçikleta elektrike nuk kishte mundur.
Qyteti i Oss ndodhet pranë kufirit gjerman, 100 km në juglindje të Amsterdamit.