Deputetët e Dhomës së Ulët në Parlamentin e Holandës kanë miratuar një përkufizim të “veshjes për mbulim të fytyrës” përfshirë veshjet islame perçe dhe burka. Ligji i miratuar të martën nga shumica në Dhomën e Ulët me 150 ulëse tani do të duhet të miratohet nga Dhoma e Lartë e Parlamentit para se të shndërrohet në ligj. Kjo ndalesë ka të bëjë në transportin publik, institucionet arsimore, institucionet shëndetësore si dhe ndërtesat qeveritare. Anketat flasin se vetëm disa qindra gra në Holandë mbajnë perçe, ose mbulesë të plotë të fytyrës, mirëpo qeveritë e njëpasnjëshme kanë tentuar ta ndalojnë veshjen duke ndjekur modelin e shteteve tjera evropiane siç janë Franca dhe Belgjika.