Amsterdam, 27 qershor – Dhoma e Sipërme e Parlamentit holandez sot miratoi ligj në të cilin ndalohet mbajtja e shamive të cilat e mbulojnë fytyrën në ndërtesa publike si shkolla, zyra qeveritare dhe spitale.
Dhoma e Poshtme e Parlamentit holandez në vitin 2016 miratoi një ligj të tillë pas tentativave për vendosjen e ndalimit të përgjithshëm të burkave dhe shamive që mbulojnë fytyrën.
Një ligj i ngjashëm është miratuar në Austri, Francë, Danimarkë dhe Belgjikë.