Holanda i beson stolin Frank de Boer

10

Dështimet në Itali dhe Angli nuk ia eklispojnë karrierën. Të paktën në sytë e holandezëve të vet. Tani, Frank de Boer mund të kthehet në shtëpi, për t’ia filluar nga stoli më i rëndësishëm; ai i ekipit kombëtar, i mbetur bosh para pak javësh, kur Ronald Koeman u transferua te Barcelona.

Sipas “Telegraaf”, në fakt, De Boer do të emërohet zyrtarisht trajneri i ri i portokallinjve javën e ardhshme. Marrëveshja është arritur, flitet për një kontratë deri në mes të vitit 2022, para Botërorit të Katarit. Qëllimi është “Euro 2021” dhe më pas do të bëhen vlerësime të trajnerit në fjalë përpara Kupës së Botës së Katarit, e cila do të luhet vjeshtën e vitit 2022.

Nëse të dyja palët bien dakord, ai do të vazhdojë ta drejtojë Holandën edhe në finalet e Kupës së Botës.  De Boer mund ta fillojë aventurën e tij të re qysh javën tjetër. Nënshkrimi dhe zyrtarizimi, pastaj hapat e parë në këtë detyrë. Në tetor do të debutojë si trajner i Holandës në miqësoren me Meksikën, pastaj vjen Bosnja dhe Italia, si pjesë e kualifikueseve të Ligës së Kombeve.

Për De Boer, ky është një rikthim në ekipin kombëtar, duke pasur parasysh që, përveçse e ka veshur fanellën portokalli 112 herë si lojtar, ai ishte zëvendës i Van Maarwijk në Kupën e Botës 2010, e cila përfundoi me humbjen në finale kundër Spanjës.

Comments are closed.