Përfaqësuesja e Holandës ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme të dielën ndaj Bullgarisë në Amsterdam, duke mbajtur shpresat gjallë për të nxjerrë një biletë për Botërorin e vitit të ardhshëm në Rusi. Holanda triumfoi në “Amsterdam Arena” me shifrat 3:1, në ndeshjen e Grupit A dhe ka mbetur kështu në garë për pozitën e dytë në grup që dërgon në barazh. Sulmuesi i Brightonit, Davy Proepper ishte vendimtar duke realizuar dy gola, në minutën e shtatë dhe 80-të, ndërsa një gol për “tulipanët” e shënoi Arjen Robben (67′). Për Bullgarinë golin e vetëm e realizoi Georgi Kostadinov (69′). Holanda dy xhiro pa mbaruar garat në grupet eliminatore në zonën e Evropës, zë vendin e tretë në Grupin A me 13 pikë, tri më pak se Suedia që zë vendin e dytë. Grupin e kryeson Franca, ndërkohë Bullgaria zë vendin e katërt. Holanda me Suedinë do ta ketë ndeshjen e fundit në grup. Do ta pres në shtëpi më 10 tetor, kështu që “tulipanët” kanë në dorë të veten kualifikimin. Pos Suedisë, do të përballet në udhëtim me Bjellorusinë më 7 tetor.