Hojt Ji do të zëvendësojë ambasadorin aktual Xhes Bejli, i cili ishte emëruar në dhjetor të vitit 2014. Për ndryshe, Ji është diplomat me karrierë dhje për momentin po kryen funksion in e zëvendës asistentit të Sekretarit për Evropë dhe çështje evropiane në administratën amerikane në Uashington. Ai është përgjegjës për marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Juglindore.
Para se të emërohet në këtë pozitë, JI paraprakisht ka punuar si zëvendës shef i misionit të Ambasadës amerikane në Zagreb të Kroacisë gjatë periudhës 2010 deri në vitin 2013. Gjatë mandatit të tij në Kroaci deri te epilogu i rastit gjyqësor kundër ish kryeministrit kroat, Ivo Sanader, i cili u dënua me katër vjet e gjysmë burg për pranim të ryshfetit.