Hoeness, 67-vjeçar, tha për gazetën gjermane Bild të dielën se do të vazhdojë të mbetet në bordin e Bayernit. “Por, do të heq dorë nga posti i presidentit kur të vjen koha”, ka thënë ai, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta KOHA. Kjo nënkupton se Bayerni do të votojë për një president të ri në takimin e përgjithshëm në nëntor, me Hoeness që do të largohet nga posti i shefit të bordit.
Pas 40 vjetëve të suksesshme në krye, Hoeness do t’ia dorëzojë frenat ish-shefit të Adidasit, Herbert Hainer, i cili momentalisht është zëvendës i tij në bordin e klubit, i cili shihet si pasues i tij.
Që prej se Hoeness erdhi në detyrë më 1979, Bayerni ka gëzuar sukses fenomenal – duke e fituar titullin në Bundesligë 24 herë, Kupën e Gjermanisë 14 herë dhe Ligën e Kampionëve dy herë.
Më 1979, ai u zgjodh drejtor i përgjithshëm dhe më pas u promovua në president të klubit më 2009.