Në vitin 2010, kur ishte dhjetë vjeç, Max Vredenburg shkroi një letër, e futi në një shishe dhe shishen e hodhi në Atlantik. Në letër shkruhej adresa e tij dhe djaloshi shpresonte që dikush t’i kthente përgjigje.
Pas nëntë vitesh, ashtu ndodhi.
Tashmë 19 vjeç dhe në kolegj, ai e kishte harruar që dikur kishte dërguar një mesazh në shishe deri kur ati i dërgoi një foto të letrës nga Franca.
“Prindërit kanë ruajtur gjithmonë gjëra nga fëmijëria, kështu që s’e vrava shumë mendjen,” tha ai për CNN. “Pastaj lexova letrën e atij që kishte gjetur shishen dhe më pikoi zemra.”
Letra origjinale u shkruajt nga Vradenburgh në 21 gusht 2010. Ai dhe babai i tij e hodhën shishen në oqean në Long Beach në Rockport, Massachusetts.
“Më pëlqejnë mollët, më pëlqen plazhi, ngjyra ime e preferuar është bluja, më pëlqejnë kafshët, më pëlqejnë makinat dhe më pëlqen hapësira,” shkruajti 10-vjeçari, shkruan anabel. Shishja përfundoi në një plazh në Francë, mes Contis dhe Mimizan. Pasi e gjeti në 10 tetor, “G. Dubois” ktheu përgjigje.
“Iu deshën nëntë vjet për të përshkruar 6000 km që na ndajnë,” thotë ai në përgjigje. “Je rritur shumë: nga 10 në 19 vjeç.”
Vredenburgh mbeti i shokuar. S’i besohej që dikush i ktheu përgjigje. Ai ka ndërmend t’i shkruajë mbrapsht dhe ta falënderojë. “S’do më ndodhë kurrë më diçka e ngjashme,” tha ai.