Gjatë derbit të Lodrës, Arsenal-Tottenham 4-2, e zhvilluar më 2 dhjetor ndodhi një incident që mori vëmendje më shumë se vetë rezultati i ndeshjes. Pas një goli të realizuar nga Aubameyang, drejt tij u hodh një banane, që konsiderohet një veprim racist.
16 ditë më pas vjen dhe dënimi për Averof Panteli, shoferin 57-vjeçar, i cili e ka pranuar se ka qenë pikërisht ai që e hodhi bananen për sulmuesin gabonez. Tifozi u Tottenhamit u mundua të shfajësohej, duke deklaruar se nuk kishte për qëllim të ofendonte sulmuesin e Arsenalit, por gjyqtari i “Highbury Corner Magistrates’ Court” nuk e ka besuar, duke gjykuar se ishte veprim racist. Averof Panteli është dënuar me 500 paundë gjobë dhe me qëndrimin për 4 vjet larg stadiumeve të futbollit.