Harrojeni Mark Hjus e kohëve të sotme për një moment. Trajneri në pamje të parë i mërzitshëm i Stok Siti i cili duket gjithmonë sikur i ka alergjitë dhënies e dorës nuk ka asgjë të përbashkët me Hjus kur ishte akoma një futbollist. Jo shumë lojtarë mund të thonë se kanë luajtur te Mançester Junajted, Çellsi, Bajern Munih dhe Barcelona. Dy herë lojtari i vitit shënonte gola në kohën kur futbollistët ishin burra të vërtetë dhe jo yje të përkëdhelur.
Por asgjë nuk tregon më mirë personalitetin e Hjus se sa ngjarja e 11 nëntorit të 1987. Gjatë asaj dite, Sparki, ashtu siç thirrej atëherë, ka luajtur për Uellsin në pasdite, dhe me Bajern Munih në mbrëmje. Kjo ndodhi pasi dy ndeshjet përplaseshin me njëra-tjetrën pasi Uellsi duhet të luante me Çekosllovakinë ndërsa Bajerni kishte një ndeshje kthimi në kupë ndaj Menhengladbah. Uellsi duhet të fitonte në Prague për të pasur shanse për t’u kualifikuar për Euro 1988. Në atë pikë Dragonjtë nuk ishin kualifikuar prej 30 vitesh në një turne madhor dhe ajo ndeshje nuk mund të luhej pa Hjus, një nga lojtarët kryesorë.
Por edhe bavarezët kishin nevojë për të në kupë, një turne që merrej seriozisht në atë kohë. Hjus ishte i huazuar te Bajerni (nga Barcelona) dhe klubi gjerman donte të shfrytëzonte në maksimum blerjen e përkohshme. Legjenda e Bajernit Uli Hoeness u takua me Hjus një javë përpara ndeshjes, pasi u mor vesh që ndeshja do të përfundonte në orën 6:16 të pasdites, duke i sugjeruar të marrë avionin për të shkuar në Munih dhe të luante në të njëjtën ditë, vetëm disa orë më pas.
Ai është shprehur se e humbi pjesën e parë, por u fut në pjesën e dytë si zëvendësues. Bajerni përmbysi një rezultat të dyfishtë në pjesën e dytë por Hjus thotë se nuk kishte lidhje me përmbysjen, duke shtuar se ishte i dërrmuar atë mbrëmje nga mbingarkimi. Teksa trajnerët ankohen për kalendarin e ngjeshur, le të vlerësojmë vendosmërinë dhe shpirtin e Sparki.