Në qytetin e vogël peruan Yungar, lart në Ande, brenda dy javësh do të javësh do të mbahen zgjedhjet në të cilat Hitleri shpreson të kthehet në pushtet, ndërsa Lenini përpiqet ta pengojë.
Reuters njofton se kudo nëpër qytet janë vënë mbishkrimet “Hitler po kthehet” dhe “Hitleri është me popullin”. Mbishkrimet kanë të bëjnë me ish–prefektin e qytetit Hitler Alba Sanchez i cili në pushtet ka qenë nga vitit 2011 deri në vitin 2014, transmeton Koha.net.
Rivali i tij politik Lenin Vladimir Rodrigues Valverde javën e shkuar u përpoq ta pengonte kandidimin e Hitlerit për zgjedhjet që mbahen më 7 tetor, por komisioni lokal e hodhi poshtë kërkesën e tij.
Hitler Alba thekson se kundërshton të gjitha ato për të cilat ishte angazhuar Adolf Hitleri dhe se dëshiron të qeverisë në mënyrë të ndershme e transparente. Alba ka pohuar se babai i tij s’e ka ditur kush ka qenë Hitleri kur ia kishte vënë emrin. Ai ka shtuar se kishte menduar ta ndërronte emrin kur kishte kuptuar kush kishte qenë Hitleri, porse megjithatë kishte hequr dorë.
“Unë jam Hitleri i mirë”, ka thënë Alba për televizionin peruan RPP. Reuters thekson se në Peru dhe në vende të tjera të Amerikës Latine, prindërit shpesh zgjedhin emra të huajsh që tingëllojnë çuditshëm përkundër asaj se ata emra jashtë mund të kenë konotacion negativ.