Shkup, 8 mars – Historia po shkruhet sot në Novi Sad, në Kampionatin Evropian për mundës deri në moshën 23 vjeçe. Në kategorinë deri më 65 kg, Fati Vejseli vazhdoi me paraqitje fenomenale dhe me dy fitore të njëpasnjëshme, arriti të plasohet në gjysmëfinalen e kategorisë së tij në këtë samit kontinental, bën të ditur faqja zyrtare e klubit më të suksesshëm shqiptar “Liria”, transmeton gazeta KOHA.
Vejseli në 1/8 ia doli të mposhtë britanikun George Ramm, ndërsa ne 1/4 ishte më i suksesshëm se Mueller nga Gjermania.
Tani, për plasman historik ne finalen e Evropianit U23, mundësi i KM Liria, në seancën e pasdites, do të ndeshet me më të mirin nga dueli çerekfinal mes Bolkvadze nga Gjeorgjia dhe Asharin nga Hungaria.
Ndërkohë, mundësi tjetër i KM Liria, Halid Osman, u eliminua në kategorinë deri më 57 g duke humbur nga mundësi moldavez Lapp.