Shkup, 29 shtator – Ramadan Shabani nga radhët e KM “Liria” është plasuar në finalen e Kampionatit Botëor për veteran që është duke u mbajtur në Shkup bën të ditur gazeta KOHA. Është ky një sukses historik për Shabanin i cili në kategorinë deri më 78 kg në 1/4 e finales mundi përfaqësuesin kazak me 6-2, ndërsa në gjysmëfinale ishte superior duke e mundur për vetëm disa sekonda me dush garuesin nga Japonia.
Ndryshe, në finale Shabani do të takohet me përfaqësuesin nga Turqia.