Salma Al-Majidi ia ka dalë të hyjë në histori. Ajo ka marrë licensën e trajneres nga organizmi më i lartë i futbollit, FIFA, dhe tashmë drejton një skuadër burrash. Ekipi që ajo është trajnere e parë quhet AL-Alhi Al Gedaref dhe ndohet në qytetin Gederaf në Sudan. Sudani nuk ka ende një ekip futbolli femrash dhe Al Majidi ka vetëm këtë mënyrë për të ushtruar profesionin e saj.