Shkup, 18 dhjetor – Klubi i boksit “Çair” ka fituar titullin e dyfishtë në Ligën e parë dhe atë për junior të Maqedonisë, pasi boksierët e tij në Shtip në kuadër të xhiros së gjashtë dhe të fundit, arritën fitore në Ligën për junior, ndërsa “Pink Panteri” kishte dy fitore dhe një humbje. Derisa titullin në Ligën e parë ata e fituan qysh në xhiron e kaluar, atë të pestë që u mbajt në Shkup. Pas këtij suksesi historik gëzimi ka qenë i madh tek boksierët e KB “Çair” dhe trajnerët e saj.
“Po dridhet Shtipi. Klubi i Boksit ‘Çair’, kampion në dy ligat: ligën e parë dhe ligën për të rinj”, ka shkruar menjëherë pas këtij suksese trajneri i klubit, Faton Salihu në profilin e tij në “Facebook”.