Një kanoe tradicionale polineziane është kthyer në Hauaji, duke përfunduar udhëtimin e parë rreth botës, të kryer ndonjëherë nga një anije e tillë. Anijes “Hokulea” iu deshën tre vjet për të udhëtuar rreth e rrotull globit, raporton “BBC”. Ekuipazhi i saj ka lundruar pa instrumente moderne, duke përdorur vetëm erën dhe oqeanet si guidë. Ata synonin të përdorin të njëjtat teknika që sollën kolonitë parë polineziane në Havai qindra vjet më parë, shkruan syri.net. Ajo u rikthye këtë të shtunë në Honolulu, ku u prit me festime masive. E ndërtuar në vitet 1970, anija ka udhëtuar rreth 40,000 milje detare në këtë udhëtim historik. Qëllimi i tyre ka qenë përhapja e një mesazhi për ruajtjen e oqeanit, qëndrueshmërinë dhe mbrojtjen e kulturës indigjene.
HISTORIKE: Kanoeja polineziane përfundon udhëtimin rreth botës (FOTO)
Leave a comment