Historike! Konfederata e Futbollit Afrikan ka vendosur që ndeshja e dytë finale ndërmjet Esperances të Tunizisë dhe Wydad Casablancas së Marokut do të riluhet sërish, pas skandalit në ndeshjen e parë.
https://www.youtube.com/watch?v=rKqrXuJ7TL0
Ndeshja e parë në fushën e Wydad Casablanca përfundoi në barazim 1-1, teksa ndeshja e kthimit në Tunizi ishte duke shkuar në rezultatin 1-0 për vendasit, derisa në minutën e 60-të arbitri anuloi një gol të rregullt të skuadrës mike, që do rihapte ndeshjen.
Goli i shënuar në pozicion të rregullt dhe i anuluar shkaktoi polemika të mëdha dhe tension tek lojtarët marokenë, që refuzuan të luajnë në këtë finale duke braktisur ndeshjen. Lufta bëhej për faktin se VAR nuk punonte fare, ndaj goli nuk mund të rishihej.
Konfederata e Futbollit Afrikan ka njoftuar se sfida do të luhet sërish në një stadium neutral dhe zyrtarët e të dy klubeve kanë pranuar vendimin.
https://www.youtube.com/watch?v=Q-EBuEc0-AU