Shkup, 13 shtator – Takimi i shtatë i komisionit të përzier maqedonas-bullgar vazhdon sot në Sofje me debat për personalitetin dhe veprën dhe mundësitë për festim të përbashkët të Goce Dellçevit.
Dje, në ditën e parë të takimit, anëtarët e komisionit kanë punuar sipas ideve paraprakisht të këmbyera për harmonizimin e rekomandimeve për librat për klasën e shtatë në Maqedoninë e Veriut dhe klasën e gjashtë në Bullgari.
Edhe krahas dallime, anëtarët e komisionit harmonizuan disa vërejtje lidhur me problemet e përgjithshme të cilat ekzistojnë në librat në dy shtetet.
Tek pala maqedonase ekziston siguri se në takimet në vijim dallimet do të tejkalohen me qëllim që të vijë deri në rekomandimet në drejtim të ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në drejtim si interpretimi ndryshe në të kaluarën të mos jetë pengesë mes popullit maqedonas dhe atij bullgar.
Anëtarët e komisionit janë të mendimit se është e nevojshme diskutim si dhe të ndryshojë qasja dhe mënyra e punës së tyre me qëllim që takimet të cilat i mbajnë të japin rezultate edhe më të mira në frymën e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.
Takimi në Sofje është vazhdim i takimit paraprak, i cili u mbajt në Shkup në qershor, ndërsa ky takim siç informojnë nga Komisioni i përzier i ekspertëve është i katërti këtë vit dhe deri në fund të vitit janë parashikuar edhe dy takime të tilla.
Deri tani Komisioni i përbashkët ka mbajtur gjashtë takime dhe u rekomandohet qeverive të të dy shteteve festimi i përbashkët i Shën Cirilit e Metodit, Shën Klimentit, Shën Naumit dhe “Car Samoili”, si dhe rekomandime për përmirësim të librave të historisë për klasën e gjashtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe klasës së pestë në Republikën e Bullgarisë të cilat kanë të bëjnë me periudhën antike nga e kaluara.
Rekomandimet për të dy qeveritë për periudhën e antikës për librat e klasës së pestë në sistemin arsimor bullgar dhe për klasën e gjashtë në sistemin arsimor maqedonas ishin miratuar në mbledhjen e fundit, që u mbajt në fillim të qershorit në Shkup.
Qëllimi i mbledhjeve siç thonë nga Komisioni, është të bëhet denacionalizimi dhe depolitizimi i të kaluarës. Komisioni është formuar në bazë të barazisë për zgjidhjen e çështjeve të hapura historike dhe arsimore, sipas nenit 8 paragrafi 2 i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, të nënshkruar më 2 gusht të vitit 2017. Ka nga shtatë anëtarë të të dy shteteve, kryetar nga ana e Maqedonisë është Gjorgjiev, ndërsa nga ajo bullgare Angel Dimitrov – ambasadori i parë i Bullgarisë në vend.