Historia shokuese e vajzës me 4 gjokse që tentoi vetëvrasjen (FOTO)

Një vajzë që kishte nisur të njihej si “ajo me katër gjokse” ka arritur të paguajë më në fund 5500 paundë në një klinikë private për të hequr copat e tepërta që e kishin bërë të tentonte vetëvrasjen, pas u refuzimit në sistemin shtetëror shëndetësor të Britanisë.

22 vjeçarja Phoebe Ellis, tha se ishte ‘traumatizuar’ nga dy “gjokse të tjera” që po i rriteshin nën sqetull që prej adoleshencës. Kjo e kishte bërë të tentonte vetëvrasjen dhe mundohej të fshihte trupin e saj me veshje të gjera.

Më në fund pas një dekade ajo arriti të merrte nga një doktor diagnozën e “gjokseve të tepërta” pjesë mishi që acaroheshin gjatë “cikleve” të saj dhe reagonin ndaj hormoneve.

Advertisements

Deri para diagnostikimit dhe operimit në 2019, Ellis besonte se ato ishin vetëm dhjamë i tepërt, por tashmë ankohet se është refuzuar disa nga sistemi shëndetësor shtetëror edhe pse kishte qarë para doktorëve.

“Ajo që kam kaluar është traumatizuese. Isha pranë vetëvrasjes pasi ndjehesha si një monstër. Nuk mund të shija veten për arsye të këtyre deformimeve. Isha aq e turpëruar dhe s’mund të kisha intimitet me asnjë të dashur”, thotë ajo.