Një nënë ka lavdëruar një spital pasi shpëtoi jetën e vajzës së saj vetëm disa ditë pasi ajo ka lindur.
Bella Ward lindi binjake pesë vjet më parë në javën e 34-të, por fatkeqësia e goditi një javë më vonë pasi njëra prej vajzave iu sëmur rëndë, shkruan Klan Kosova, transmeton gazeta Koha.
Nëna nga Letterkenny, tha: “Vajzat e mia binjake Kayleigh dhe Emily, lindën në spitalin e Letterkenny por kur ishin një javëshe një infermiere na thirri në orën 3 të mëngjesit. Ajo na tha se Kayleigh ishte në gjendje të rëndë kritike. Ishte e tmerrshme. Nuk dinim çfarë po ndodhte”.
“Ne e dinim se diçka nuk po shkonte me kanalet në zemrën e saj por ekipi spitalor e stabilizoi gjendjen e saj”.
Kayleigh kishte operacion dhe pas tri javësh, Bella më në fund mori vajzën në shtëpi.
Por, Bella më pas tha: “Kur e morëm vajzën në shtëpi, pas një vizite shtatë javë më vonë, mjekët vunë re se diçka prapë nuk po shkonte. Ajo kishte aortën e saj përsëri të mbyllur edhe pse dukej se po bënte mirë. Mjekët na morën në telefon sërish dhe na thanë që duhej të vinim menjëherë pasi gjendja e saj ishte përkeqësuar”.
“Stafi po na priste në derë dhe zbuluam se ajo do të kishte një arrest kardiak. Isha duke jetuar makthin tim më të keq. Ky ishte momenti më i keq i jetës time. Pas 24 orësh, Kayleigh po bënte më mirë në”.
“Kam një respekt të madh për mjekët, vajza ime nuk do të ishte gjallë pa njerëz të talentuar dhe të jashtëzakonshëm që punojnë atje. Spitali Crumlin është një vend shumë i veçantë”.