“Dikur moti mbreti Ahmet Zogolli e kishte futur në psikiatrinë e Vlorës kryeministrin e parë shqiptar, Sulejman Delvinën. Dhe kur njerëzit i thoshin pse s’dilte nga spitali, “ai në vend që të mbyllte gojën”, kishte dhënë këtë përgjigje: “E ku të shkoj? E gjithë Shqipëria një spital psikiatrik është”. A mos vallë këtejpari, (nuk) duken Neronët e tërbuar shqiptarë, që gjithë ditën e Perëndisë (me pa të drejtë), e ushqejnë heshtjen e tyre kolektive
Nga Fadil LUSHI
Jo gjithmonë heshtja duhet të jetë respekt ndaj bashkëbiseduesit tënd, jo gjithherë heshtja është flori, jo përherë heshtja është pohim, jo gjithherë heshtja është relaksim, jo përherë heshtja duhet të jetë frikë, jo gjithmonë heshtja është mbrojtje, jo përherë heshtja është aprovim, jo gjithherë heshtja duhet të jetë vetvetja ime, heshtja jo përherë është konspiracion dhe jo gjithherë është e saktë ajo shprehja proverbiale, ku pos tjerash thotë: “Kush nuk di të heshtë, nuk di edhe të flasë”, e tjerë. Tekefundit, heshtja është vjedhje. Të heshtësh është njësoj sikur të përvetësosh guximin dhe të vrasësh të vërtetën.., mbase të heshtësh a të mbyllësh gojë konsiderohet si delikt i rëndë verbal. Ajo mund të jetë individuale dhe heshtje kolektive. Kjo e fundit, di ta ushqej harresën dhe perceptimin tonë të gabuar ndaj historisë kombëtare. Në-se ne do diktojmë fakte karshi historisë sonë të vjetër, asaj të mesjetës si dhe të kohës së re, do konstatoj-më, se ca pjesë të saj, padrejtësisht janë harruar. Kjo e kaluar e jona, shpesh edhe është (vetë)lavdëruar, mandej në periudha të caktuara kohore, është shtrembëruar skajshmërisht nga brenda dhe jashtë truallit shqiptar. Të gjithë këto gjymtime,kështu siç duken,të vënë në dyshim se, kinse historinë tonë kombëtare e paskëshin “shkarravitë” armiqtë tonë të mençur, armiqtë tonë të përbetuar dhe ca të tjerë armiq të sajuar për të cilët, asnjëherë nuk hetuam asnjë të vetmen provë për vendndodhjen e tyre! Shkëlqimin, vërtetësi-në, karakterin objektiv dhe realitetin e historisë sonë, në asnjë mënyrë, nuk mund ta nxjerrim nga plogështia,me llafe goje, nuk mund të kthehet as me shkrime e as me këndime, ajo nuk mund të kthehet as me vërtetësi dokumentare, nuk kthehet dot as me poezi, ese e prozë, nuk e kthen as me dokumente arkivore, nuk e kthen as me zërin e telave të çiftelisë..,nuk mund ta gjallërosh as me vështrime, editoriale e as me opinione prej gazete.., nuk e kthen as me kumtesa të Akademisë së Shkencave..,atë nuk e kthen,nëse do vazhdojmë t’i biem fyellit në një vrimë, nuk kthehet autoktonia e saj, nëse i nxjerrim avaze të reja, ajo nuk mund të rinohet me vlerësime subjektive, me mendësi mesjetare e komuniste, me folk-patriotizëm dhe me veprime kontradiktore.., nuk e kthejmë dot derisa nuk e gjejmë vendndodhjen e hallkës së këputur, nëse nuk e flakim atë lëmshin prej intrigash.., nuk mund t’ia kthejmë famën, nëse, nuk ia heqim a nuk i flakim fijet e komplotit që herë pas here marrin ngjyra të theksuara antikombëtare. Historisë sonë në asnjë mënyrë nuk mund t’i kthehen lavdërimet e merituara, nëse paraprakisht nga kërthiza e saj nuk I hiqen emrat e njerëzve të cilët në periudha të caktuara kohore, luanin kumar me pronën e vatanit..,të kaluarës sonë, nuk mund t’i kthehet shkëlqimi dhe vërtetësia nëse, paraprakisht nuk denigrohet figura komuniste e kurvit gjegjësisht, emri i Enverit prej diktatori.., horospiu, i cili për katër dekada i heshti dhe i masakroi keqas mendjet e ndritura shqiptare, këtej dhe andej gardhit.., dhe lëre që i harroi fare, por padrejtësisht ua ngjiti bishtin e dardhës duke i shpërfytyruar skajshmërisht.., historisë sonë nuk mund t’i kthehet vendi i merituar, nëse paraprakisht nuk nxirren në pazar historianët e paguar të cilët, në vend që ta thyenin heshtjen dhe ta thonin të vërtetën, ata edhe më shumë u kujdesën që ta rrënjosin e ta zhvillojnë gënjeshtrën. Pikërisht këta argatë, krijuan figura të paqena që më vonë i shndërruan në mite..,sikur hisen e tyre e shndërruan në fidanishte ku kutivohet heshtja e tyre prej varri. E gjithë kjo është njësoj sikur të rrahësh ujë në havan. Kur sot e gjithë ditën e Perëndisë, do e lexosh me arsye këtë të kaluar tonën, nuk duhet habitur pse ajo na del njësoj si ajo “tavë turli!”.., njësoj si ajo meseleja ime paksa e ngatërruar, që kur para ca..,
..,vitesh qesh ftuar të marr pjesë në një ceremoni solemne, ku një organizëm shoqëror, kishte planifikuar (me sebep të caktuar) të zhvilloj një veprimtari nga fusha e shkencës dhe arsimit. Nuk kisha sesi ta refuzoj ftesën, sepse e dija se kjo grishje me shumë të drejtë më takonte mua dhe ca të tjerëve njësoj si unë. Mospranimi i ftesës, këmbëkrye do të ishte veprim i gabuar, fyese dhe në instancë të fundit denigrues. Nejse, të mos zgjatemi. Aty takova ish politikanin, mësuesin e popullit, aty pash edhe kryeklerin musliman, aty takova njerëz të mbuluar me heshtje të thellë edhe pse ata e kishin gojën.., aty u takova me njerëz që më duan, po edhe me ata që nuk i dua!Hapësiraku organizohej ceremonia, dukej si një fidanishte ku kultivohet heshtja jonë kolektive, ku kultivohet thashethemeja, ku kultivohet psikologjia e turmave dhe ajo e agresivitetit, një fidanishte ku kultivohet inati homerik prej shqiptari, ku kultivohet “kultura” e antivlerave, mashtrimeve, provincializmit dhe gjuhës së urrejtjes.., mu duk njësoj si ajo fidanishtja ku kultivohet urdhri i rreptë a i padiskutueshëm. Çuditërisht, kjo ceremoni, më vonë u shndërrua në”koktej tallava” dhe në një rrëmujë të madhe! Fatkeqësisht, si për inatin tim, në atë pështjellim, takova disa zagarë nga vakti i monizmit. Seç kush dhe me ç’sebep i kishte ftuar, një dreq i mallkuar e di. Ç’është e vërteta, praninë e tyre të gjithë e heshtëm me pa të drejtë. Ata nuk ishin zagarë të beut dhe as të qehajait, përkundrazi, ishin pronë të komunistëve që sundonin me kërbaç! Asokohe, kur I shkonin gjahut pas dhe projekteve fashizoide, nuk lehnin. I pari prej tyre konsiderohej si zagar për mërgatën shqiptare (te ura e Zhelinës, shqiptarëve që ktheheshin nga kurbeti, pa asnjë arsye, ua merrte pasaportat), I dyti ishte zagar për urbanistikë (ky në “epokën e tij të artë”, urdhëronte që të rrënoheshin muret e oborreve dhe të shkatërroheshin dyert e shqiptarëve), I treti ishte caktuar si zagarpër projektin e ashtuquajtur “paralele të përziera”.Pikërisht, ky ishte zagari, që u doli në krah komunistëve në ndryshimin e programeve mësimore dedikuar fëmijëve a nxënësve shqiptarë të shkollave fillore dhe ato të mesme. Unë dhe të tjerët e heshtëm këtë “tablo” të mjerueshme të zagarit. Atypari u duk edhe një tjetër qen gjahu. Edhe ky kishte larë leshin e dashit. Dikur moti, më tha: “Do dalësh të votosh!”, sikur më intrigoi.., sikur prej meje kërkonte që ta pushtoj a zaptoj votën time të lirë a deliberative dhe njerëzve përreth meje.., sikur kërkonte edhe më shumë duke më urdhëruar: “Do bindësh edhe të tjerët që ta japin votën”, sikur prej meje dhe të tjerëve të tillë si unë, kërkonte që të trokas a trokasim, derë më derë në kërkim të votës së sajuar, sikur kërkonte që ta vjedhim ashiqare atë. Dhe ne,asokohe e heshtëm”tablon” e marrëzisë së këtij zagari dhe debili prej sekseri! Dhe këto zagarët e kasabasë sime, ishin me prejardhje shqiptare. Sa keq tingëllon kjo, miku im I dashur!
Sikur sot t’i pyesësh historianët se çfarë është dallimi mes “fidanishteve” të dikurshëm shqiptarë me këto të sodit, do të thonë se dallimi është shumë i vockël. Thjesht, nuk hetohen ndryshimet. Ja po sjellim një shembull: “Dikur moti mbreti Ahmet Zogolli e kishte futur në psikiatrinë e Vlorës kryeministrin e parë shqiptar, Sulejman Delvinën. Dhe kur njerëzit i thoshin pse s’dilte nga spitali, “ai në vend që të mbyllte gojën”, kishte dhënë këtë përgjigje: “E ku të shkoj? E gjithë Shqipëria një spital psikiatrik është”. A mos vallë këtejpari, (nuk) duken Neronët e tërbuar shqiptarë, që gjithë ditën e Perëndisë (me pa të drejtë), e ushqejnë heshtjen e tyre kolektive, apo shtiren si me qenë vetvetja. Unë nuk e di andaj, nuk dua të paragjykohem! (koha.mk)