Një histori interesante vjen nga Italia, më saktësisht nga Roma. Ikona e romakëve, Francesco Totti ka kujtuar në librin e tij njëri nga momentin më interesant që i ka ndodhur gjatë historisë së tij të lavdishme me Romën, transmeton Periskopi.
”Më bëri shumë përshtypje kur para disa kohësh mora pjesë në një aktivitet të organizuar në burgun e Rebibias në Romë. Pasi u mbyll aktiviteti u vura në dispozicion për të bërë foto me këdo që dëshironte”, fillon tregimin ish-kapiteni i Romës.
”Në radhë ishte një djalë që ngulte këmbë të ishte ai i pari që do bënte foto me mua. Gardianët mbanin rregullin, megjithatë kur erdhi puna te ky zotëria e toleruan, e lanë të kalonte pa radhë. ‘Po po, jam unë i pari që do bëj foto me kapitenin’, po afrohej gjithë qejf”.
”Më bëri kurioz pasi ishte shumë i ri për të qenë ‘kapo’ dhe shumë i imët në trup për t’u patur frikë nga të tjerët që e lanë të kalonte”.
”Pasi bëjmë fotografinë, ku unë i hodha dorën në qafë, e ndaloj dhe e pyes: ‘Pse gjithë ky vrull për të qenë i pari në radhë?’”.
Më përgjigjet: ‘Kapiten, mua dënimi më mbaroi 1 javë më parë por kur mora vesh që ju do vinit për vizitë ju luta drejtorit të rrija 7 ditë më shumë brenda. Edhe sikur të jetoj 100 vjet, nuk e di a do më bjerë më rasti për të bërë fotografi me ty. Si rregull nuk lejohet, por i thashë drejtorit që nëse nuk më lejonte do bëja prapë ndonjë budallallëk jashtë për të qenë sot këtu i pranishëm. Tani do dal i lumtur, pasi jashtë më pret vajza ime 3 vjeçare…’ “