Historia frymëzuese e balerinës pa krahë (FOTO)

15

Vitoria Bueno, e lindur pa krahë, ëndrra e saj për të qenë një balerinë dukej e parealizueshme. Ajo jetonte në Brazil dhe u bë shumë shpejt një kuriozitet për shoqërinë. “Njerëzit rreshtoheshin jashtë shtëpisë për ta pare.

Ata ngrinin mëngët e saj për t’ia parë krahët”, është shprehur nëna e saj, Wanda. Talenti i saj e ka bërë atë të famshme në media sociale. Ajo është gjithashtu një burim frymëzimi për shumë njerëz. “Për mua krahët janë vetëm një detaj”, ka pohuar Vitoria në teatrin ku interpreton. Mënyra sesi ajo interpreton në skenë, bashkë me kolegët e saj harron ta mendosh mungesën e gjymtyrëve të sipërm.

“Unë ndihem sikur nuk kam nevojë fare për ta”, shtoi ajo. Vitoria e filloi baletin me këshillën e fizioterapistes së saj, e cila vuri re se ajo kishte talent për të kërcyer.

Më shumë sesa thjesht realizimi i një ëndrre, forca dhe fleksibiliteti i fituar nga kërcimi i kanë dhënë Vitoria-s, forcën për të bërë gjithçka. “Ka gjëra që ajo mundet t’i bëjë me këmbë, ndërsa unë s’mund t’i bëj as me dorë”, ka thënë gjyshi i saj, Jose Carlos. Vitoria numëron  mbi 150 mijë ndjekës në Instagram dhe është e lumtur që është burim frymzimi për këdo. “Ne jemi më shumë se aftësitë tona, kështu që ne duhet të ndjekim ëndrrat tona”, tha ajo më optimiste se kurrë.