Vlerësohet se njerëzimi i konsumon produktet e qumështit tash e 10.000 vjet. Dëshmitë arkeologjike që nga periudha e Neolitit (8.000 vjet Para Erës së Re), tregojnë se qumështi i lopëve dhe i deleve ishte përdorur fillimisht në Evropë, në Lindjen e Mesme, në Afrikë dhe në Azi. Në këto kultura, qumështi konsumohej si pije e veçantë dhe si burim jetik i të mirave trupore, shkruan “organicvalley”.Ai konsiderohej edhe i shenjtë dhe përdorej kryesisht në rituale fetare. Egjiptianët e lashtë besonin se qumështi përfaqësonte simbolin e pastërtisë, ndërsa në Evropë u përdor si ushqim i rëndësishëm për organizmin.
Në Egjipt, lopët mileshin nga skllevërit dhe kryesisht nga gratë. Në epokë të hershme, kafshët, në veçanti lopët, nuk ishin të zbutura, dhe kjo i detyronte punonjësit që fillimisht t’i mësonin ato të qëndronin të qeta, e më pas t’u nxirrej qumështi. Por shndërrimi i qumështit të lopës në djathë dhe gjalpë, fillimisht u bë në vendet evropiane, që nisën ta konsumonin edhe në forma të tjera. Ai bëhej edhe kos dhe konsumohej në pallate të mëdha mbretërore dhe në vendet ku kishte pasuri. Në shekullin e XIX, përparimi i teknologjisë bëri pasterizimin e qumështit, duke mundësuar shpërndarjen dhe shitjen e tij në mënyrë më të sigurt. Kjo çoi në rritje drastike të konsumimit të qumështit.