Sofia Hellqvist ka qenë një pornostare shumë e pëlqyer nga meshkujt. Me hiret dhe fotot e saj kjo vajzë e lindur në 1984 në periferi të Stokholmit i çmendte fansat e fotove të nxehta. E gjithë historia e jetës së saj është një zinxhir rastësish fatlume të denjë për episodin e dytë të “Pretty Women”. Ajo ishte kameriere në një bar, por aty u njoh me një fotograf që e ftoi të bënte foto të nxehta. Ajo më pas merr pjesë në një emision televiziv dhe megjithëse nuk e fiton konkursin aty – fluturon drejt New Yorkut ku filloi të ribëjë kamerieren për të pasur mundësi të paguajë mësimet e veta të jogës. Me t’u rikthyer në vend, ajo e u prezantua me princin Carl Philip, i cili në atë kohë kishte një lidhje të konsoliduar me Emma Pernald që prej dhjetë vjetësh. Por shtypi rozë suedez e zbuloi lidhjen mes ish pornostares dhe princit në vitin 2010 kur ata jetonin në fshehtësi mes New Yorkut dhe Stokholmit. Martesa e tyre, që u bë në verën e 2015, shokoi aristokracinë e Evropës, pasi nuk ishte parë ndonjëherë që një princeshë të ketë qenë pornostare.