Nënshkrimi rekord i Aston Villës, Wesley Moraes ka folur rreth asaj se si të bëhesh baba në moshën 14 vjeçare, vështirësitë në karrierë dhe të luash në Premierligë. 22-vjeçari ka një histori të mrekullueshme dhe po aq të pabesueshme që filloi me të duke lindur me njërën këmbë që është gati tre centimetra më e shkurtër se tjetra.
Përveç kësaj, ai e humbi babanë për shkak të tumorit në tru kur ishte vetëm nëntë vjeç dhe më pas u bë baba kur kishte 14 vjeç, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
Në moshën 16 vjeç, ai kishte lindur dy fëmijë me dy gra të ndryshme dhe përvojat e tij e kanë nxitur atë të ketë sukses në futboll. Ai i tha Sky Sports: “Kur babai im vdiq, ishte e vështirë sepse mamaja ime ishte vetëm me mua dhe vëllezërit e mi, por ajo punoi dhe tani sot bëj gjithçka për të. Kur mbaroj stërvitjen, unë e thërrasë nënën time, sepse ajo është gjithçka. Nëna ime bëri gjithçka për të më ndihmuar të luaja, kështu që çdo ditë kur kthehem në shtëpi, e thërras. Unë kisha fëmijën tim të parë kur isha 14 vjeç. Ishte e vështirë sepse ishte gjatë kësaj kohe që fillova të provoja dhe të luaja futboll profesionalisht. Duhej të punoja gjatë ditës dhe pastaj të shkoja në stërvitje në mbrëmje. Kur luaj, duhet të mendoj për familjen time, fëmijët e mi, nënën time, të gjithë”, rrëfeu ai.