Historia e pabesueshme e picës (FOTO)

Vula e miratimit të Margherita-s jo vetëm që e shndërroi picën nga një ushqim i përshtatshëm për personat që nuk kishin mundësi të hanin një vakt të mirëfilltë për shkak të punës, por në një ushqim që mund ta shijonte shumë mirë edhe një familje mbretërore. Pica prezantoi nocionin se ishte një ushqim i vërtetë italian, i ngjashëm me makaronat

Pica është ushqimi i shpejtë më i preferuar në botë. Ne mund të hamë picë kudo- në shtëpi, në restorante apo edhe në cepat e rrugëve. Rreth tre miliardë pica shiten çdo vit vetëm në Shtetet e Bashkuara, mesatarisht 46 copa për person. Por se si pica arriti të dominonte tregun global, na tregon shumë për historinë e migrimit, ekonomisë dhe ndryshimeve teknologjike. Njerëzit kanë ngrënë pica, në një formë apo në një tjetër, për shekuj me radhë. Që në lashtësi, picat shërbenin si një vakt i thjeshtë dhe i shijshëm për ata që nuk kishin mundësi të blinin pjata, ose që ishin gjatë gjithë kohës në lëvizje. Këto pica të hershme datojnë që nga periudha e Eneidës së Virgjilit. Menjëherë pasi mbërritën në Latium, Enea dhe ekuipazhi i tij u ulën poshtë një peme dhe shpërndanë ‘torte me grurë si vakti kryesor”. Më pas i shpërndanë me kërpudha dhe barishte që kishin gjetur në pyll, duke e shtyrë djalin e Eneas, Askanius, të thërriste: “Shiko! Ne i kemi ngrënë edhe pjatat tona!”

PICA PËR MËNGJES

Advertisements

Por në fakt pica që ne njohim sot u krijua në fund të shekullit të 18-të. Nën sundimin e Burbon, Napoli ishte bërë një nga qytetet më të mëdha në Europë dhe po lulëzonte shumë shpejt. E nxitur nga tregtia jashtë shtetit dhe një fluks i vazhdueshëm fshatarësh, popullsia e saj u rrit nga 200,000 në 1700 në 399,000 në 1748. Ndërsa ekonomia urbane po luftonte për të mbajtur ritmin, një numër gjithnjë e më i madh i banorëve të qytetit u varfëruan. Disa persona të njohur si lazzaroni (të pastrehë) ose të shëmtuarit për shkak të pamjes së tyre kanë vuajtur nga uria. Ata mbijetonin me paratë që fitonin si lajmëtarë ose punëtorë të rastësishëm. Gjithmonë duke nxituar në kërkim të punës, ata kishin nevojë për ushqime të shpejta dhe picat e plotësonin këtë nevojë.

Picat më të thjeshta ishin të përbëra nga hudhra dhe kripë, ndërsa picat e tjera ishin të përbëra nga caciocavallo (një djathë i bërë nga qumështi i kalit), cecenielli ose borzilok. Disa kishin edhe domate sipër. Për një kohë të gjatë, picat u përbuzën për shkak se picat lidheshin me figurën e neveritshme të pastrehëve.

Gjithçka ndryshoi pas bashkimit të Italisë. Ndërsa ishin në një vizitë në Napoli në 1889, Mbreti Umberto I dhe Mbretëresha Margherita u lodhën nga ushqimet e komplikuara franceze që hanin në mëngjes, drekë dhe darkë. I thirrur me nxitim për të përgatitur disa specialitete lokale për mbretëreshën, kuzhinieri Raffaele Esposito gatoi tre lloje pica: një me djath kaçkavall dhe borzilok; një tjetër me cecenielli ; dhe një e treta me domate, mocarela dhe borzilok. Mbretëresha ishte e kënaqur. E preferuara e saj – e fundit nga të treja u pagëzua me pica Margherita për nder të saj. Kjo sinjalizoi një ndryshim të rëndësishëm. Vula e miratimit të Margherita-s jo vetëm që e shndërroi picën nga një ushqim i përshtatshëm për personat që nuk kishin mundësi të hanin një vakt të mirëfilltë për shkak të punës, por në një ushqim që mund ta shijonte shumë mirë edhe një familje mbretërore. Pica prezantoi nocionin se ishte një ushqim i vërtetë italian, i ngjashëm me makaronat.

Nga vitet 1930 e tutje, një numër në rritje napolitanësh u zhvendosën drejt veriut në kërkim të punës, duke sjellë traditën e picës dhe në vendet e tjera. Kjo prirje u përshpejtua nga lufta. Kur ushtarët aleatë pushtuan Italinë në vitet 1943-1944, ushqimi që ata konsumonin më shumë ishte pica. Por ishte turizmi – i lehtësuar nga rënia e kostos së udhëtimit në periudhën e pasluftës – ai që vërtet konsolidoi picën në një pjatë të vërtet italiane. Ndërsa turistët u bënë gjithnjë e më kureshtarë për ushqimin italian, restorantet në të gjithë gadishullin filluan të ofrojnë më shumë specialitete rajonale – duke përfshirë pica. Cilësia ishte, në fillim ishte e ndryshme- jo çdo restorant kishte një furrë picash. Megjithatë, pica u përhap shpejt në të gjithë Italinë.

PICA MË PAS U PËRHAP NË TË GJITHË PERËNDIMIN

Pica u bë aq e përhapur në Amerikë, sa mund të themi që ishte si shtëpia e saj e dytë. Nga fundi i shekullit të 19-të, emigrantët italianë mbërritën në Bregun Lindor; dhe në vitin 1905, piceria e parë – Lombardi’s, u hap në New York. Së shpejti, pica u bë një ushqim amerikan. Duke u përhapur në të gjithë vendin u bë shumë shpejt pjesë e menuve të restoranteve që nuk ishin italianë dhe për u përshtat për të pasqyruar shijet, identitetet dhe nevojat lokale. Menjëherë pas hyrjes së SHBA-së në Luftën e Dytë Botërore, një banor nga Teksasi i quajtur Ike Sewell u përpoq të tërhiqte klientë të rinj në picerinë e tij të sapohapur në Çikago duke ofruar pica me më shumë përbërës.

Pothuajse në të njëjtën kohë, pica Rocky Mountain Pie u bë një nga më të preferuarat në Kolorado. Me kalimin e kohës, pica Havai, e mbushur me proshutë dhe ananas, ishte një nga më të preferuarat duke habitur napolitanët për shijen e mrekullueshme që kishte. Nga vitet 1950 e më pas, ritmi i shpejtë i ndryshimeve ekonomike dhe teknologjike në SHBA e transformoi picën rrënjësisht.

Dy ndryshime ia vlen të përmenden. Me rritjen e të ardhurave, frigoriferët u bënë gjithnjë e më të zakonshëm dhe kërkesa për ushqime të çastit u rrit edhe më shumë- duke nxitur zhvillimin e picës së “ngrirë”. E krijuar për t’u marrë në shtëpi dhe për t’u gatuar sipas dëshirës, ​​kjo kërkonte ndryshime në recetë, duke filluar nga salcat, djathi apo edhe brumi. Ndryshimi i dytë ishte ‘komercializimi’ i picës. Me disponueshmërinë në rritje të makinave dhe motoçikletave, u bë e mundur dërgimi i ushqimit të sapo gatuar në shtëpitë e klientëve dhe pica ishte ndër pjatat e para që u shërbyen. Në vitin 1960, Tom dhe James Monaghan themeluan ‘Dominik’s’ në Michigan dhe, pasi fituan një reputacion për dërgimin e shpejtë të porosive, ata themeluuan kompaninë e tyre – të cilën e quajtën ‘Domino’s’. Kompania e tyre është e përhapur pothuajse në të gjithë botën tashmë. Në mënyrë paradoksale, efekti i këtyre ndryshimeve ishte që ta bënin picën më të standardizuar dhe më të ndjeshme ndaj ndryshimeve.

Por pavarësisht ndryshimeve, shija standarde e picës ende ruhet sot, pica mbetet picë, pavarësisht ndryshimeve sociale, ekonomike dhe teknologjike.