Në shekullin e XIV u shpik ora e parë mekanike. Fizikanti dhe astrologu Christian Huygens në shekullin e XVII zbuloi orën me lavjerrës.
Orët më të sakta për matjen e kohës janë ato të zbuluara në shekullin e XX, orët me kuarc.
Në vitin 1948 erdhi në jetë ora e parë atomike e cila në 360.000 vite gabon për një sekond.
37 vite më vonë, përkatësisht në vitin 1985 u zbulua ora me bazë të radiacionit të hidrogjenit e cila saktësinë e ka një sekond në miliona vite ( në miliona vite mund të mos e mat një sekond).
Që nga kjo kohë, orët kanë evoluar mjaft shumë, duke dalur në treg me materialet e dizajnet nga më të ndryshmet.
Zvicra është vendi më i njohur në botë për prodhimin e orëve.
Një nga produktet e fundit që ky shtet lancon në treg është ora “Ferrari”, orë e cila kushton 300 mijë USD, më shumë se vetura.
Orë-prodhuesi zvicran “Hubolt” sjell orën më të re nga ky prodhues të quajtur “MP-05 La Ferrari Sapphire”.
Kjo orë është variant i orës së mëparshme “MP-05” por ky model ka 7 blloqe me Safir dhe duhen rreth 600 orë punë për ta prodhuar.
Për dizajnimin e këtij modeli janë dashur 18 muaj. Kjo orë përbëhet nga 637 pjesë. Vetëm 20 njësi të tilla do të prodhohen dhe çmimi për një orë të tillë është mbi 300,000 USD.
Me këtë çmim mund të blini një veturë “Ferrari California T” për 198,000 USD, një “Ferrari FF” për 295,000 USD, ose një “Ferrari 488 GTB” 250,000 USD.