Një fëmijë ka përmbushur ëndrrën e tij, duke arritur që të merrte nënshkrim nga Cristiano Roanldo, ani pse nuk e takoi fare atë. Kur dëshiron diçka më të vërtetë, atëherë edhe mund ta arrish. Këtë e tregon historia e një djaloshi, pas ndeshjes së mbrëmshme ndërmjet Betis dhe Real Madrid. Ai me babin e tij ka pritur pas ndeshjes te autobusi i Real Madridit, për të takuar ose marrë një autograf të Cristiano Roanldos. Portugezi hyri në autobus pa e dëgjuar djaloshin, i cili disa herë tentoi t’i ofrohej autobusit të adrilenëve. Fillimisht ai mori një autograf nga Nacho, por nuk ishte i kënaqur dhe kërkonte më shumë. Pas disa herëve insistim, djaloshi takoi dhe Dani ceballos, i cili përveç që ia nënshkroi fanellën, ia dërgoi edhe portugezit brenda autobusit. Djaloshi në fund u largua i lumtur duke falënderuar Ronaldo dhe përmbushur ëndrrën e tij.