Luftoi çdo ditë të jetës së saj për të folur por nuk mundi. Charlotte Roberts ka tentuar gjithmonë që të komunikojë, por për shkak të problemeve me zhvillimin – nuk ka mundur. Por pas një takimi të pazakontë, gjithçka ndryshoi: si në një përrallë, prania e një kali të vogël pranë shtëpisë, një përqafim spontan dhe i papritur, kalërimet e gjata së bashku me të, bën që vajza të dalë përgjithmonë nga izolimi i saj, duke nisur të komunikojë.
Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, më parë vajza ishte e mbyllur në vetvete dhe kur tentonte që të fliste, ishte e vështirë të kuptoje se çfarë donte të thoshte. Viktimë e bulizmit në shkollën speciale, Charlie falë kalit poni nisi që të hapej që në takimin e parë.
“Iu afrua kalit dhe e përqafoi, tregon nëna e vogëlushes-, dhe duke u ndierë e sigurt ajo tha fjalën e parë ‘kali’. Kujtoj fjalën e parë kur vajza ime i tha të atit: ‘Hajde të ikim’”. Tashmë komunikimi nuk është më një problem për vajzën, e cila nuk ndahet asnjë moment prej tij.