Para përdorimit të inkubatorëve në fillim të shekullit 20-të, bebet e lindura parakohe kryesisht vdisnin, derisa Martin Couney bëri mrekulli duke shpëtuar fëmijët e lindur parakohe përmes një inkubatori. Në panairet e New York-ut, Dr. Martin Couney ekspozonte një numër të madhe bebesh të lindura parakohe. “Jeta fillon në Inkubatorin e Bebeve”, shkruhet në panairet që mbante ai duke shfaqur fëmijët prapa xhamave, duke ia dëshmuar botës se ata mund të jetojnë dhe ta vazhdojnë jetën si gjithë fëmijët e tjerë. Nga viti 1903 deri në 1943, Dr. Couney mbajti gjallë 7500 nga të 8500 bebet që kaluan nëpër turmat e tij të ekspozimit. Këta fëmijë, që sot janë në të nëntëdhjetat, nuk e harrojnë të mirën që u bëri Dr. Martin Couney. Sidomos kur e dini që po luftonin për jetën. Dr. Couney ishte i njohur në atë kohë për faktin që i mbante bebet gjallë me inkubator. Spitalet amerikane ishin të ngadalta në përdorimin e inkubatorëve. Një arsye ishte se besohej që bebet e lindura parakohe ishin të dobëta nga natyra dhe, nëse jetonin do t’ua transmetonin këtë defekt pasardhësve të tyre, por kjo ra poshtë nga mjeku Couney. Dr. Martin Couney vdiq në vitin 1950, pak kohë pasi inkubatorët u futën në përdorim të gjerë. Ata që mbetën gjallë dhe që ia detyrojnë jetën atij, duan që historitë e tyre të mos harrohen, të mos harrohet as historia e çuditshme e këtij mjeku, e cila me standardet e sotme do të ishte bërë shkak për zemërim dhe protesta.