Luis Suarez ishte një adoleshent tipik. Ai nuk i fshinte emocionet e tij. Ai ishte i sigurt që futbolli do të bëhej profesioni i tij që kur ishte i vogël. Ai ishte 15 vjeç, duke luajtur për të rinjtë e Nacional në kryeqytetin uruguaian Montevideo. Ai ishte një student i dobët, dilte dit për ditë deri natën vonë dhe nuk paraqitej si ç’duhej në fushë. Drejtuesit e Nacionale po mendonin ta largonin nga klubi.
Ndërkohë, Sofia, vinte nga një familje më e kamur, prindërit e së cilës ishin ndarë. Marrëdhënia e tyre filloi si një romancë tipike adoleshente. Ai e ndihmoi rebelin të zbutej.
Gjithsesi, Suarez vuajti shumë kur babai i Sofias, i cili punonte në një bankë që u mbyll gjatë krizës ekonomike, u transferua në Barcelonë.Kështu që Suarez i kërkoi menaxherit të tij të bënte lëvizje për ta transferuar te Barcelona.
Ai arriti të mblidhte paratë e nevojshme për të hipur në avion dhe mbërriti në qytetin katalanas me një valixhe të vogël. “Nuk kisha asgjë. Mbërrita në Barcelonë me një bluzë dhe më rridhte gjak nga hundët. Sofia po më priste në aeroport, por avioni u vonua dy orë dhe unë u mbajta aty pak më gjatë dhe nuk e di përse,” shpjegon Suarez për El Pais.
Të mendosh tani që goleadori 29 vjeçar është një nga lojtarët kyç të Barças. “Më thanë që nuk kisha ku të shkoja. Unë i thashë se do të kaloja disa ditë për të parë malet dhe detin.” Pas shumë orësh bisedime ai më në fund u la i lirë. Ato 15 ditë me Sofian, e cila më pas do të bëhej nëna e fëmijëve të tij, ishin shumë të rëndësishme. “Shkuam në një tur tipik turistësh dhe pashë “Camp Nou” nga jashtë. Nuk mund të futesha pasi nuk kisha para.” Disa vite më vonë atij iu ofrua një kontratë në Holandë. Shkoi pa u menduar fare, duke ditur se do të ishte më pranë Sofias. Me të cilën tani jeton në Barcelonë.