Dani Alvesh ka gjetur përsëri ekip dhe e ka bërë përsëri me një transferim falas, duke konfirmuar edhe një herë se pavarësisht faktit që është një nga lojtarët më cilësorë në qarkullim, kushton shumë pak. Duket e çuditshme por për lojtarin, pavarësisht një karrierë prej rreth 15 vitesh në elitën e futbollit botëror, janë shpenzuar vetëm 35 milionë euro.
Kjo është një shifër shumë e ulët duke llogaritur se ai vlerësohet si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë të dekadës së fundit. Sevilja e bleu për vetëm 500 mijë euro nga Bahia në kampionatin brazilian dhe në Spanjë, ai u kthye shumë shpejt në një emër të njohur duke fituar trofe me klubin e tij të ri. Barcelona më pas vendosi që ta blinte për 35 milionë euro, duke e bërë një titullar të paprekshëm për të cilin nuk ka gjetur ende zëvendësues që nga momenti kur zgjodhi ta linte të lirë të largohej.
Transferimi te Juventusi u bë me kosto zero, ashtu si ai më pas te PSG e së fundmi edhe ky te Sao Paulo. Sigurisht, shumë pak para të qarkulluara për fituesin e 41 trofeve në arenën kombëtare e ndërkombëtare, të cilëve pret t’i shtojë të tjerë në rikthimin e tij në Brazil.