Tetovë, 8 shkurt – Ministri për Investime të huaja në Republikën e Maqedonisë, Hisen Xhemaili ka paralajmëruar sot projektin e pishinës së mbyllur në Tetovë, punime të cilat do të fillojnë nesër.
Ai këtë aktivitet e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Fejsbuk.
“Një projekt që i ka munguar qytetit tonë, për zhvillimin e sportit dhe rekreacionit. Investim nga buxheti i shtetit i cili realizohet nëpërmjet Agjencisë për Rini dhe Sport në vlerë prej 36 milionë denarësh! Sot në ndjekje të përgatitjeve përfundimtare për vënien e gurthemelit, punimet e të cilit do të nisin nesër (9.02.2020), në orën 11:00, në qendrën sportive në Tetovë”, thekson Xhemaili. (koha.mk)