Shkup, 29 dhjetor – Prej sot hiqet transporti falas, konfirmoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në konferencën e djeshme për shtyp në të cilën e prezantoi Buxhetin për Qytetin e Shkupit për vitin 2018.
“Bëhet fjalë për masa për të cilat kemi normativa saktë të konfirmuara kur do të zbatohen dhe çdoherë kur do të plotësohen kushtet këto masa do të zbatohen”, tha Shilegov, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.
Ai mendon se qytetarët nuk e kanë shfrytëzuar masën e jashtëzakonshme për transport falas publik, por, siç theksoi, ka mirëkuptim për këtë sepse koncepti për transport publik urban është mjaft i gabuar.
“Pikërisht për këtë investojmë mjete në përpunimin e transportit të ri publik në vitin 2018. Ndotja është punë në të cilën të gjithë duhet të marrim pjesë si qytetarë. Obligimi im si kryetar është që t’i sjell vendimet për ta përmirësuar mjedisin jetësor dhe ajrin e ambientit”, theksoi Shilegov.
Masa për transportin publik falas u vendos pardje për shkak të ndotjes së madhe të ajrit në dy ditët e fundit.