Një tjetër gjobë për tenistin australian Nick Kyrgios ka ardhur sot nga ATP-ja, pas braktisjes që ai i bëri dje turneut Masters të Shangait. Ai la në mes ndeshjen e raundit të dytë ndaj Steve Johnson, pasi humbi në “tie break” 7-6 setin e parë dhe pas një debati të ashpër që pati me gjyqtarin e takimit. Për pasojë, ATP e ka gjobitur tenistin me 10 mijë dollarë dhe ka humbur premion prej 21 mijë dollarësh që pat fituar pas kualifikimit të raundit të parë.
Premio iu hoq nga organizatorët, pasi Kyrgios nuk paraqiti një raport mjekësor, që të verifikonte se u tërhoq nga ndeshja për shkak të dëmtimit. Pas ndeshjes, Kyrgios deklaroi se e la atë në mes, se kishte disa shqetësime në stomak dhe shpatullën e dëmtuar. Por asnjë mjek nuk e vërtetoi këtë gjë.
Edhe një vit më parë, po në turneun e Shangait, tenisti australian u largua nga fusha mes fishkëllimave të publikut, që e akuzoi se e humbi qëllimisht duelin ndaj Mischa Zverev, duke u gjobitur më 16,500 dollarë. “Ky është një turne presionist dhe sillu si i tillë”, i tha gjyqtari i ndeshjes.