Është hequr ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë – Dibër, informojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, vende-vende me mbetje të borës në rrugën pas intervenimit të ekipeve të NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Ndalesat për qarkullim për automjetet e rënda transportuese në akset rrugore Gostivar -Kërçovë përmes qafës malore Shtrazë. Në rrugën rajonale P-1203 nga fshati Rogaçevë deri në vendkalimin kufitar Jazhinc, për shkak erës së fuqishme vende vende ka fryja të borës.
Nga “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se ekipet e tyre kujdestare janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme.