LAMM ka njoftuar se mëngjesin e sotëm në ora 08:30 është hequr ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda në aksin rrugor Mavrovë- Dibër në dy drejtime.
Në fuqi është ndalesa për kamionë në rrugën Dibër- Strugë si dhe ndalesa për autobusë në aksin rrugor Tetovë- Kodër të Diellit.