Ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Kërçovë – Ohër, përmes vendkalimit malorë Preskë, është hequr në orën 12:30, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
Paraprakisht u hoq edhe ndalesa për komunikacion për automjetet e rënda transportuese në aksin rrugor Strugë – vendkalimi kufitar Qafthanë në orën 11:45, kumtoi Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë”.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri nëpër korsi të lagësht, me mbetje të borës në korsinë pas intervenimeve të ekipeve kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë”.