Pjesëtarët e sektorit për antiterrorizëm në MPB mbrëmë e kanë hequr mjetin e improvizuar shpërthyes të gjetur dje pasdite pas orës 17 në Kuvend në korridorin e katit të parë.
Nga MPB sot në mëngjes njoftuan se mjeti shpërthyes është dorëzuar për procedurë të mëtejme dhe është duke u punuar në zbardhjen e rastit. Mjeti i improvizuar përbëhej prej kapsolles me fitil e cila ka qenë e ngjitur me ngjitës në një bombolë gazi për mbushjen e shkrepëseve. Shefi i sigurimit të Kuvendit e ka denoncuar rastin dje në orën 17:28 në NJIK.