Hiqet dënimi me vdekje për sulmuesin në Maratonën e Bostonit

42

Uashingtoni, 1 gusht – Gjykata federale amerikane e apelit e hoqi dënimin me vdekje për Xhohar Carnajev, i dënuar për sulm me bombë në Maratonën e Bostonit në vitin 2013.

Carnajev është i dënuar pas 30 akuzave, duke përfshirë edhe komplot dhe përdorim të armës për shkatërrim masiv. Ai dënimin e vuan në burg me sigurim maksimal në Kolorado.

Vëllai i tij Tamerlan Carnajev është vrarë në të shtënat me policinë disa ditë pasi dy vëllezërit detonuan dy bomba në afërsi të cakut në Maratonën e Bostonit. Në sulmin e kryer më 15 prill të vitit 2013 e kanë humbur jetën tre persona, ndërsa janë plagosur më shumë se 260 njerëz.

Comments are closed.