Do të hiqen kufizimet e kohës për shitjen e pijeve alkoolike në tregtinë me pakicë dhe në objekte të shitjes me pakicë ku ajo ishte e ndaluar me ligjin e vitit 2008. Qeveria në seancën e sotme ka pranuar propozimin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tregti të Ministrisë së Ekonomisë, qëllimi i së cilit është shfuqizimi i kufizimit të kohës së shitjes së pijeve alkoolike në tregtinë me pakicë dhe në objektet e shitjes me pakicë.
Sipas këtij Propozimi shitja e pijeve alkoolike në tregtinë me pakicë edhe më tej të kryhet në objektet e licencuara të shitjes, por nuk do të kërkohen kushte të veçanta në objektet shitëse të pijeve alkoolike, e as nuk do të kufizohen objektet e shitjes me pakicë ku do të kryhen shitjet. Shitja e pijeve alkoolike do të lejohet në kiosqet. Gjithashtu, me Propozimin e ligjit nuk kufizohet koha për shitje e pijeve alkoolike në objektet e shitjes me pakicë.