Garat me kuaj të mbajtura në Sirakuzë ditën e dielë, kanë rezutuar gati fatale për kalorësin Marcello Belli. 47 vjecari është rrëzuar në xhiron e katër të kësaj gare pasi kali të cilin kalëronte ka pësuar një infarkt nga sforcimi I tepërt, duke u rrëzuar e duke zënë përfund kalorësin, bën të ditur “shqiptarja”, transmeton gazeta KOHA.
47 vjecari Belli është rrëzuar në xhiron e katër të kësaj gare pasi kali të cilin kalëronte ka pësuar një infarkt nga sforcimi I tepërt, duke u rrëzuar e duke zënë përfund kalorësin. Marcello Belli është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e “Umberto I” të Sirakuzës.
Mjekët e spitalit janë shprehur se 47 vjeçari nuk ka një hemoragji cerebrale gjë e cila dyshohej më parë, por Belli ka pësuar frakturë në hundë dhe tek një brinje. Situata është në përmirësim të vazhdueshëm, mjekët gjithashtu u shprehën se përplasja ishte e rëndë dhe se ende nuk mund të flitet me qartësi për zhvillimin korrekt të funksioneve cerebrale.
Marcello Belli ka hyrë në garë si zëvendësues i kolegut të tij të skuadrës Giuseppe Cannarella.