Vonesat në kthimet e futbollistëve nga pushimet, në vecanti ato amerikano jugorë, përfaqësojnë një temë delikate për shoqëritë e futbollit. Në vecanti gjatë periudhës së Festave (të paktën në kohën kur për Krishtlindje nuk luhej …), ndodhte që ndonjë lojtar I rëndësishëm të kthehej në skuadër shumë kohë pas asaj që ishte parashikuar, shkak natyrisht vonesat e fluturimeve ose anullim të tyre, me raste edhe mos arritje të avionit apo shkaqe të pacaktuara familjare.
Tani jemi në verë dhe Wolfsburg ka përdorur mënyrat e forta ndaj mbrojtësit anglez Kaylen Hinds, datëlindja ’98, me të cilin klubi gjerman ka komunikuar se ka zgjidhur kontratën, pikërisht për vonesën e prezantimit të tij në skuadër.
Administratori i deleguar i klubit Jörg Schmadtke ka sqaruar: “Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, lojtari nuk ka përmbushur detyrimet e tij kontratuale. Nuk tolerojmë një sjellje të tillë”.