Kosova ka fituar edhe një medalje të artë në turnet e mëdha botëror të xhudos. Është tani Distria Krasniqi që ka triumfuar në kategorinë deri në 48 kilogramë në Mastersin e mbajtur në Kinë. Xhudisjta jonë në finale ka mposhtur me ‘Golden Score’ garuesen nga Mongolia, Narantsetseg Ganbaatar.
Suksesi i Distrias ka bërë që himni i Kosovës të intonohet edhe në Kinë, vend ky që nuk e njeh pavarësinë tonë të shpallur në shkurt të vitit 2008.
Vlen të ceket se fitorja e Distrias ka bërë që flamuri i Kosovës të vendoset mbi atë Rusisë, në kategorinë deri në 48 kilogramë.
Pak vëmendje ju lutem …Kosova gjithandej në Kinë …Urime e arta Distria!Dhuratën më të bukur të ditëlindjes ja dhurove vetes me djersë e mund por jo vetëm.,Shqiptarët në mbarë Botën krenar me ty!Treneri në veçanti
Publiée par Driton Toni Kuka sur Jeudi 12 décembre 2019